Një shqiptar 27 vjeç u kap nga policia britanike, teksa kishte 27 qese me kokainë me vete, me një vlerë prej 1000 paundësh dhe një patentë shoferi, e cila rezultoi se ishte false.
Mahmutaj e kishte vendosur kokainën në çorape, në kohën që drejtonte automjetin, ndërsa iu tregoi policëve mjetin e rremë të identifikimit. Shqiptari fillimisht dha një identitet të rremë grek, duke u paraqitur si Christos Papadopoulos. Nga shenjat që dhuroi, policët dyshuan dhe kontrolluan makinën, duke gjetur edhe drogën, shkruajnë mediat britanike.
Oficerët policorë thanë se shqiptari kishte pak më tepër se 10 kilogramë kokainë, e cila vlente mbi 1000 paund. Shqiptari deklaroi para policëve se merrej me tregtyi droge, pasi për të ishte shumë e vështirë të gjejë punë, për shkak se kishte hyrë në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar.
Mahmutaj tregoi se fillimisht kishte punuar në ndërtim, ndërsa më tej ishte marrë me drogë, që të ndihmojë partneren dhe fëmijën e saj. Ai shprehu pendesë në gjykatë dhe tha se donte të kthehej në Shqipëri.