Përbërësit:
0.5 kg gjizë
0.5 kg speca
1dl vaj
2 vezë
2 -4 thelba hudër
Kripë
Metoda e përgatitjes:
Specat e pjekur e të qëruar i fërgojmë në vaj dhe i heqim nga tigani.
Në yndyrën ku i kemi fërguar specat, hedhim gjysmë luge të reçelit biber të kuq, pastaj e shtojmë gjizën e përzier me vezët, kripën dhe hudrën. Gjizën e lëmë të vlojë për afër 10 min.
Pastaj e largojmë nga zjarri dhe sipër ia hedhim specat e fërguar. Gjiza me speca servohet e nxehtë.
Loading...