Forcat zjarrfikëse italiane të cilat i erdhën në ndihmë pupullit shqiptar në këto ditë të vështira gjatë tërmetit të 26 nëntorit u larguan nga vendi ynë duke bërë edhe një gjest tjetër fisnik.
Pak para se të linin Shqipërinë ata mblodhën një shumë lekësh dhe ja dhuruan një banori që ishte prekur nga tërmeti. Një prej zjarrfikësve ka ndarë në rrjetet sociale momente nga darka në Shqipëri që iu bë dhuratë nga pronari shqiptar i restorantit ku në këmbin të kësaj, ata mblodhën një shumë parash për një person në nevojë.
“Dua t’ju tregoj për ditën e fundit në Shqipëri, pasi ministria na kishte urdhëruar të kthehemi në shtëpi, pasi puna për të rikuperuar trupat e bllokuar në gërmadha kishte përfunduar. Shkuam në një restorant (Resto bar Hemingway-Durazzo) para se të hipnim në anije, hëngrëm darkën, u përshëndetëm me dashuri, por në fund të mbrëmjes pronari na pagoi darkën për të na falënderuar për punën tonë.