Me 14 zogj të fshehur në pantallona,tentoi të kaloj kufirin,prangoset

Një person është arrestuar nga autoritetet palestineze pasi tentoi të transportonte 14 zogj të rrallë duke i fshehur brenda pantallonave.

Policia kufitare e ndaloi shtetasin në kufirin mes West Bank dhe Jordanisë pasi punonjësit vunë re diçka të pazakontë brenda pantallonave të tij.

Pasi e kontrolluan ata gjetën të lidhur tek këmbët e tij 14 zogj të një lloji shumë të rrallë.

Ai rezultoi se nuk kishte licensë për transportimin e tyre.

Gjithashtu ai deklaroi për policinë se i kishte blerë shpendët në Jordani dhe do t’i shiste ata në West Bank. “Ne do të luftojmë fenomenin e shfrytëzimit të kafshëve” – deklaroi shefi i Autoritetit Kufitar.

Loading...