Ja anëtarët e rinj të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi

Fjona Papajorgji, Vitore Tusha, Arta Marku, Ardian Dvorani janë disa nga anëtarët e rinj të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi.

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi informoi fillimisht për emrat që hiqen nga lista e kandidatëve për shkak se nuk kanë kaluar vettingun ose janë nën hetim. Ndërkohë mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët e tjerë që mbeten jashtë shortit.

Referuar informacionit, Presidenti ka axhornuar listën. Ndërkohë që KLP ka rikonfirmuar listën për Presidentin pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e shortit.

Nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu Ardian Dvorani u zgjedh automatikisht anëtar i KED si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë, i mbetur në detyrë. Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga P

Loading...