Vdekja e të dashurës së Gregut, Rama: “Më shtoi detyrimin për të bërë gjithçka”

Gjatë intervistës në emisionin Porta a Porta në televizionin Rai 1, kryeministri Rama ka folur edhe për të dashurën e djalit të tij Grek Rama, për Kristi Reçin, e cila humbi jetën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Gazetari Bruno Vespa ka ngushëlluar kryeministrin për këtë humbje. Ndërkohë shefi i qeverisë nuk ka dashur të flasë për këtë gjë sepse tërmeti nuk ka prekur vetëm atë dhe familjen e tij por të gjithë vendin.

“Kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo humbje vetëm sa e shtoi detyrimin tim për të bërë gjithçka, sepse nuk shoh ndryshim nga gjithë të tjerët që humbën jetën”.

Studentja në Fakultetin e Mjekësisë, Kristi Reçi u shua bashkë me familjen e saj pas tërmetit të 26 Nëntor.

Loading...