Holly Capron 28 vjeç nga Exeter, Devon, u raportua e zhdukur më 25 nëntor, teksa ishte ulur vetëm në një park natën.
Fillimisht u mendua se ajo është parë për herë të fundit në zonën Brixham, por trupi i saj i pajetë u gjet më vonë në Gjirin e Shën Marisë.
Miqtë thanë që Capron, e cila gjithashtu ka punuar në parkun e festave Devon Cliffs në Exmouth, se ishte “shumë e dashur dhe e kujdesshme”. Gjithashtu ata shtuan se kishte që në moshën 19-vjeçare që modelonte. “Ishte plot energji.
Ajo gjithmonë qeshte, edhe kur jeta ishte e vështirë për të”, tha 25-vjeçarja Friend Sophie Bowlas për ‘Devon Live”. Thuhet se ajo vuante nga një sëmundje së shëndetit mendor dhe se kishte humbur edhe më parë në të kaluarën, por vetëm për një ose dy ditë. “Nuk ka humbur asnjëherë për një periudhë kaq të gjatë. Ka qenjë shokuese për të gjithë ne, tani në këtë periudhë festash”, ka thënë shoqja e saj. Ndërkohë v.dekja e saj nuk po hetohet si e dyshimtë dhe se po përgatitet një dosje për këtë rast nga autoritetet përkatëse.