Taulant Kopliku eshte shpalluar Gazeti i Vitit, ne ceremonine e ndarjes se cmimeve per gazetaret nga Unioni i Gazetareve te Shqiperise.
Ai është gazetari që së bashku me kolegët e Le Iene treguan historinë e Alvin Berisha vogëlushit që më në fund u kthye në familjen e tij.
Çmimin “Gazetari i Vitit” iu nda gazetarit Taulant Kopliku, i cili kishte raportuar për fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet në Siri.
“Ky çmim ndoshta do të ishte dashur të ndahet treshe nëse të dy kolegët e mi të ishin shqiptarë, pasi mendoj që kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për sjelljen e Alvinit në shtëpi. Nuk është vetëm një reportazh për jetën e fëmijëve shqiptarë atje, por me këmbëngulje arritëm të bindim autoritetet se ai fëmijë duhej marrë nga ai kamp. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin të bëjë një thirrje që duhet të rikthehet vëmendja tek më shumë se 30 fëmijët që ndodhen në atë kamp për të bërë të mundur kthimin e tyre sa më shpejtë në shtëpitë e tyre”, tha ai.
Ndarja e çmimeve “Vangjush Gambeta 2019” është bërë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI.
Çmimi “ Vangjush Gambeta” për gazetarinë audio vizuale në Shqipëri i’u dha Donald Jorgonit gazetarit të ekonomisë në Top Channel për reportazhin mbi Valbonën. Ndërsa për mediat e shkruara në Kosovë, gazetares së Koha Ditore Saranda Ramaj, për Shqipëri Ledina Loga dhe për Maqedoninë e Veriut Vedat Memedaliu. Kurse, me çmimin “ Karriera” ka nderuar redaktoren shumëvjeçare të Radio DË, Adelheid Feilce dhe gazetaren e Zërit të Amerikës Laura Konda.
Me rastin e ndarjes së çmimeve vjetore, Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksander Çipa, tha se përmes kësaj ngjarje bashkojnë përfaqësuesit e institucioneve dhe gazetarëve të ekonomisë, të cilët ballafaqojnë pikëpamjet e tyre dhe sfidat që përjetojnë pavarësisht njësisë administrative ku jetojnë.
Ndarjes së çmimeve i ka parapri konferenca tematike “Ilegaliteti dhe legaliteti” ku pjesëmarrësit kanë theksuar se ekonomia gri është armiku kryesor i zhvillimit ekonomik dhe kanë nënvizuar nevojën e realizimit të ligjeve dhe strategjive qeveritare në luftim të ekonomisë ilegale.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se organizimi i ngjarjeve të tilla i kontribuon nevojës për trajtimin e ekonomisë jo formale dhe të vlerësohet puna e palodhshme e gazetarëve, që sipas tij duke e trajtuar problemin influencojnë që shumë çështje të marrin trajtimin e duhur nga ana e institucioneve.