Sarandë – Kapen tre persona nga policia e Sarandës

Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona për vepra penale të ndryshme.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
G.B, 41 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në bazë të kallëzimit të bashkëshortes së tij shtetases B.P, 36 vjeçe, ku në bazë të deklarimit të kësaj shtetaseje dyshohet se G.B, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:
S.S, 63 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policise Gjirokastër për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, parashikuar në nenin 273 të Kodit Penal.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka dënuar me 3 muaj e 18 ditë burg.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
Y.P, 24 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në aksin rrugorë të lagjes nr.1 Sarandë duke drejtuar autormjetin tip “Honda” pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” neni 291 i Kodit Penal.

Loading...