E ftuar mbrëmjen e të premtes në emisionin “Zonë e Lirë”, aktorja Eva Alikaj ka treguar ndër të tjera edhe për rolin që e bëri shumë të famshme, sa batutat e atij filmi përdoren edhe sot në komunikimet mes njerëzve për të bërë batuta.
“Ta luash për 5 vjet, e sforcoja gjithmonë veten në shfaqjet e Pallati 176.
Në fillim ka qenë shumë e këndshme, për mua ishte shumë e lodhshme, që të ishe aq e freskët, aq komike. Më dukej sikur lekët duhet t’i paguaja unë, aq shumë më pëlqente si profesion, merrja lekët dhe ia jepja mamit. Unë nuk e ndjej veten të harruar. Unë ika jo për të ndenjur, por ashtu erdhi puna, qëndrova për djalin”, tha Eva Alikaj.tpz
Loading...