Pjesë e emisionit u bë edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve.
Pyetjes se çfarë përralle i tregon djalit para se të flejë Erion Veliaj ka treguar se i këndon këngën ’Baby shark’.
Një pyetje tjetër e fëmijëve ishte se cili ishte personi i pari që i telefonoi atij pasi ra tërmeti dhe kryetari i bashkisë së Tiranës u përgjigj se ishin dy gjyshet e Kajanit.
“Personi i parë që telefonoi pasi ra tërmeti ishte mamaja ime dhe mamaja e Ajolës”- ka thënë Veliaj.
Një nga femijet e pyeti se nëse do bënte vajzë si do ja vendoste emrin. Veliaj u shpreh se po të bëhet baba i një vajze, emrin do e huazojë nga libri i gjyshit të Ajolës, Jakov Xoxa.
“Nëse do kem një vajzē emrin besoj do ja vë nga një libër i Jakov Xoxës, që është gjyshi Ajolës. Nga titulli i një libri, ai ka bërë tre libra kështu që mund ta gjeni. Duhet të lexoni librat që ta gjeni”- ka thënë Veliaj. (BalkanWeb)