Para 22 vitesh, familja e zonjës Nurie ka strehuar në shtëpinë e tyre një familje nga Kosova. Ata kanë qëndruar vetëm 1 muaj e gjysmë së bashku, por kanë arritur të bëhen një familje.
Nuria ishte shumë e lidhur me nusen e asaj familjeje, Elmazen. Ajo i kishte kërkuar të ishte e pranishme në dasmën e saj. Por pas largimit nga shtëpia e tyre, familjet humbën kontaktet. Nuria është përpjekur vazhdimisht t’i gjejë ata, por nuk ia ka dalë dot. Pas 22 vitesh, Nuria drejtohet tek “Ka një mesazh për ty” dhe kërkon të gjejë familjen që dikur u strehua tek shtëpia e tyre sepse një peng e ka shoqëruar gjatë gjithë këtyre viteve.
Nuria: Kur isha gocë, në vitin 1999, kosovarët erdhën drejt Shqipërisë. Në atë kohë, në familjen tonë erdhi tek porta një familje kosovare. Babi del, i shikon dhe na i sjell tek shtëpia.
Ardit Gjebrea: Kjo familja kosovare u shfaq papritmas në oborrin tuaj, në derën tuaj?
Nuria: Kishte shumë, por këta trokitën, iu afruan derës dhe kërkuan ndihmë tek shtëpia jonë. I merr dhe thotë do rrini këtu, si të bëhet për të gjithë do bëhet edhe për ju. U bëmë një familje e madhe, 6 erdhën ata, dy pleq dhe nusja e ka emrin Elmaze dhe unë atë më ka ngel peng, që e dua dhe sot që jam drejtuar tek studioja juaj për t’i dhënë një mesazh. A më mban mend si person? Ka pasur 3 fëmijë të vegjël. Emazja si person është shumë e dashur, dhe kur punonin në oborr vinte na ndihmonte. Shumë e lirshme, u bëmë sikur e njihnim.
Ardit Gjebrea: Si dy motra..
Nuria: Si një familje. Ka ndenjur një muaj e gjysmë tek ne. Burri i Elmazes jetonte në Zvicër. Fliste për natë me burrin e vetë… Unë them ngaqë ishin të frikësuar, në ambientin e shtëpisë sonë u rrëzua njëherë plaku nga shkallët, por kur u rrëzua Ardi, çuni, aty ka qenë tmerr për familjen tonë, babi e ka shpëtuar atë person se ndoshta nuk do jetonte.. I humbet gjuha, kam qenë shumë e frikësuar, kam dalë jashtë dhe kam bërtitur, por ka ardhur gjithë lagjia, dera ka qenë e mbyllur se ka qenë natë kur është rrëzuar dhe janë futur njerëzit nga avllitë sipër dhe kanë ardhur: Çfarë u bë, ç’është kjo hata? Falë Zotit dolën shëndoshë e mirë nga shtëpia jonë të paktën, se mami frikësohej thoshte: Juve ju nxorri serbi, por mos bëheni në shtëpinë tonë kurban, se po vriteni, po rrëzoheni… Kanë ardhur thjesht me rrobat e veta, s’kishin çanta..
Ardit Gjebrea: Kanë ardhur me rrobat e trupit?
Nuria: Po! I thashë Elamzes: Do isha shumë e kënaqur të jesh në dasmën time, siç u bëmë një familje, pavarësisht sa e madhe jam. Se unë kisha 2 motra të tjera përveç meje dhe vëllezërit, edhe ju të jeni pjesë e gëzimit tim. Ata u larguan në Zvicër dhe nuk kam patur kontakt me ta. I kam kërkuar me thënë të drejtën, në Facebook, kam kontaktuar me persona që nuk kanë qenë ata, nuk e di. I kam çuar fotot që kam, fotot i kam ruajtur, i mbaj, gjithmonë kanë qenë në çantë me vete, thua ti se janë personat e mi. Pavarësisht se nuk e di si do reagojnë…
Ardit Gjebrea: Të kanë munguar pra, 20 vite vetëm për aq…
Nuria: Aq ngrohtësi, një muaj e gjysmë, mua më ngeli e ngrohtë Elmazja si tip, shumë në zemër.
Ardit Gjebrea: I ke kërkuar Nurie?
Nuria: I kam kërkuar në Facebook. Kam shkuar në Kosovë, nja 3-4 herë me burrin me makinën tonë dhe fëmijët. Nuk kam mundur..
Ardit Gjebrea: Nuk i ke gjetur dot?
Nuria: Jo! Edhe prandaj shkrojta tek ju, ishalla kanë ardhur dhe ishalla më mbajnë mend se nuk e di. Kam bërë një sakrificë kam ardhur, dhe ndoshta s’më mbajnë mend fare, por unë e hoqa një peng timin.
Ardit Gjebrea: Tani pse i kërkon pikërisht tani, pas 20 vitesh?
Nuria: Unë kam 20 vjetorin e martesës në datë 28 dhe mbledh një grup, njerëzit e mi, edhe kisha qejf në këtë aspekt që të ishin dhe ata meqë munguan në ditën e dasmës. Një pjesë gëzimi ta ndaj edhe me ata, që e kisha si peng, si premtim që ja pata thënë Elmazes.
Ardit Gjebrea: I pate thënë Elmazes, që do të ftoj në dasmën time?
Nuria: Unë dua të të ftoj në dasëm, varet se si vjen jeta se ishte pjesa shumë…
Ardit Gjebrea: Çfarë tha Elmazia? Çfarë bëri ajo?
Nuria: Elmazia në momentin që i thashë unë se kam qejf, hapi një shami të vogël, aty kishte gjëra flori. Kishte gjëra flori, vathë me rrush, një varëse, orë, unaza, që i kishte hequr nga lufta që mos.. I mbante aty, të vetmen gjë që kishte… E hap dhe më thotë mua: Ti do marrësh vathët, t’i jap unë shenjë për martesë, s’dihet se si vjen këto duhet t’i kesh. I thashë, ti shumë faleminderit por s’mund ta pranoj diçka të tillë..
Ardit Gjebrea: Kujtimi i familjes!
Nuria: S’mund ta bëj diçka të tillë asnjëherë, ti shumë faleminderit, ti quaje se i mora. Më ka ngelur si kujtim kjo pjesa e vathëve. Unë do isha shumë e kënaqur, pavarësisht se burri s’e njeh, fëmijët. Vetëm mami dhe babi e njeh, nuk e njohin persona të tjera se kush është Elmazia. Fotot i kam mbajtur gjatë gjithë kohës unë…
Ardit Gjebrea tregon se stafi i “Ka një mesazh për ty” i ka gjetur dhe ata jetojnë në Zvicër. Kur i kërkuan në Zvicër, thanë që ata ishin në Kosovë dhe arritën t’i kontaktonin pikërisht aty.
Për çiftin e bashkëshortëve, kjo është një surprizë shumë e bukur dhe që nuk e prisnin aspak. E pyetur nga Arditi nëse do dëshironin t’i bënin dikujt një suprizë, zonja Nazime tregon se është një familje këtu në Tiranë, që do donin ta gjenin dhe të kishin kontakte, i kanë kërkuar por s’i kanë gjetur.
Nazmie: Më kanë ndihmuar shumë ata. Më është rrëzuar djali, kur ishim ne aty, ka rënë nga kati i tretë direkt poshtë. Edhe aty e ka humbur vetëdijen. Zoti i shtëpisë na ka marrë me një kamion dhe na ka çuar në spital në Tiranë. Një mjek na tha 99 përqind ky është i vdekur, por po të jepni pak lek, ndoshta diçka do të bëhet. Ai aty ka reaguar shumë.. u bë agresiv, e ka kapur mjekun dhe i tha ti do ta shohësh edhe pa lekë fëmijën. Ajo familje për ne ishte natë e ditë aty. Ai plaku ka qenë gjithë kohës në spital. Na kanë ndihmuar shumë. I përshëndes, nëse lajmërohen diku, me gjithë qejf do doja të bëja kontakt me ta.
Zonja Nazmie sapo sheh nga ana tjetër e ekranit, e dallon menjëherë që është Nuria dhe emocionohet së tepërmi, ndërsa bashkëshorti i saj, Naimi nuk arrin të mbajë dot lotët.
Nazmie: Wow, Shumë faleminderit! Pa koment. Ne duhet të ishim në vendin e saj, por e kemi kërkuar dhe s’e kemi gjetur…
Naimi: Shumë faleminderit, ne vetëm në telefon i kemi dëgjuar zërat nuk jemi parë, por desha të përsëris fjalët e gruas sime, që duhet të ishim ne në vendin e saj, por largësia bën të veten dhe kur je në vend të huaj nuk mund të vendosësh vetë sa herë të duash për ta vizituar dikë. Prej ditës së sotme, prej këtij minuti, prej këtij momenti, ne kemi për të qenë miq, dashamirës të pandashëm.
Nazmie: Patjetër! Gëzohem shumë, shumë…
Arditi i fton të përqafohen Nurien dhe Nazmien pas 20 vitesh.