Serbët e Kosovës kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Kështu po shkruajnë mediat serbe sipas burimeve të veta.
Marko Gjuriq, ka thënë për mediat atje se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dhënë dorëheqje, dhe se organet tjera nuk do të punojnë deri në tërheqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë, shkruan Sputnik.
Sipas tij, përfaqësuesit e serbëve, të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në institucione përkatese, kësaj radhe do të largohen përfundimisht nga roli i tyre.
Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Djuriq ka thënë për “Happy TV” se kryetarët e katër komunave me shumicë serve e kanë njoftuar për dorëheqjen e tyre, përderisa autoritetet e Kosovës nuk tërheqin masat e vendosa së fundmi për rritjen e taksës në 100 për qind ndaj mallrrave të importuara nga Serbia.
I pyetur nëse pret reagim nga Prishtina pas një vendimi të tillë nga serbët në Kosovë, Djuriq ka thënë se nuk pret ndonjë lajm të mirë por reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.