Ndeshja Teuta-Skënderbeu është ngjarja e parë që përpiqet të rikthejë në shinat e së përditshmes një qytet të rrënuar nga dhimbja pas tërmetit të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 vetë dhe qindra familje mbetën jashtë shtëpive të tyre për shkak të dëmëve që pallatet pësuan nga shkundja e tokës prej 6.4 ballësh.
Tifozët durrsakë kishin shpalosur një banderolë kushtuar 51 viktimave të tërmetit, ku shkruhej “Prehuni në paqe”, shoqëruar nga numri 51 dhe krahët e engjëjve. Në qiell u ngriten edhe 51 balona, në kujtim të tyre, balona që fluturuan drejt qiellit të Durrësit.
Loading...