Marin Mema: “Çdo qindarkë e fondit do të shkojë tek të prekurit.Transparenca është thelbësore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund”

Marin Mema dhe Marko Kepi drejtues i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në New York kanë deklaruar se do të fillojnë në pak ditë rindërtimin e mjaft shtëpive të prekura nga tërmeti.

Sipas Memës tashmë është koha për vepra dhe jo fjalë dhe gjithçka sipas tij do të bëhet në transparencë të plotë.

“Çdo qindarkë e fondit do të shkojë tek të prekurit.

Transparenca është thelbësore dhe ne do t’i shkojmë deri në fund” tha gazetari Mema.

Sipas të dhënave Mema e Marko Kepi kanë mbledhur rreth 1,6 milionë dollarë.

Loading...