Dorëhiqet nga detyra Gjyqtarja e Krimeve të Rënda

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku është dorëhequr nga detyra.

Dorëheqja është paraqitur nga Baku pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor më 2 dhjetor.

Po ashtu mësohet se gjyqtarja Baku ka dhënë dorëheqje nga detyra për arsye personale.
“Do angazhohem në biznes privat”, mësohet të ketë thënë Baku pas vendimit të saj për t’u larguar nga radhët e sistemit të drejtësisë.

Kujtojmë se Liljana Baku ishte gjyqtarja që firmosi vendimin për masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u akuzua për trafik droge.

Loading...