Lajmi i madh nga Italia për Ramë Lalën,i vetmi i mbijetuar i familjes

I vetmi i mbijetuar nga familja Lala në tragjedinë e 26 nëntorit, Ramë Lala, është përmendur ditën e sotme nga gjendja e komës në të cilën ndodhej.

Lajmin e ka bërë publik Kryeministri Rama, teksa ishte duke vizituar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që janë strehuar në banesat sociale në Shkozë. ‘

Ne do t’i rregullojmë të gjithë familjet e viktimave brenda kësaj jave, dhe po merremi me të gjitha.

Sot ishte përmend edhe ai I shkreti në Itali. Ai s’ka më njeri e kupton apo jo.

Është përmend ai edhe nuk dinë ca t’i thonë- ai ka problemin me shtyllës kurrizore, ai i ka humbur të gjithë familjarët’, tha Rama.

Ramë Lala është i vetmi i mbijetuar i familjes Lala pasi 9 pjesëtarë të kësaj familje humbën jetën nën rrënoja për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Loading...