Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë shtuar sasinë e prurjeve të lumit Vjosë, ku për pasojë ka pasur edhe përmbytje. Mësohet se Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur Bypass-in e Tepelenës.
Nëse reshjet do të vazhdojnë me të njëjtin intesitet situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Kujtojmë se vitin e kaluar Shqipëria pati probleme të mëdha pas daljes së lumenjve nga shtrati që sollën përmbytje dhe evakuim të shumë banorëve.
Loading...