Pse ju shfaqen puçrra vetëm në ball e midis vetullave

Trupi i njeriut është i mbuluar nga miliona gjendra yndyre dhe folikula qimesh.

Kur këto të fundit inflamohen, shfaqen puçra, lëkura përflaket e irritohet.

Një nga zona ku më së shumti, ndodh që të dalin akne, është në ball e midis vetullave dhe më poshtë do të lexoni arsyen pse.

Zona glabellare (termi mjekësor për rajonin midis vetullave) është në të vërtetë një vend shumë i zakonshëm për të shpërthyer aknet. Kjo për shkak se është pjesë e zonës T (e cila fillon në ballin tuaj dhe vazhdon deri poshtë gjatësisë së hundës duke përfunduar në mjekër).

Zona T është një nga zonat me të yndyrosura të fytyrës tuaj sepse ka përqendrimin më të lartë të gjëndrave dhjamore.

Këto të fundit mund të bllokojnë poret dhe folikulat e qimeve duke shkaktuar inflamacion. Kjo është dhe aryseja përse puçrrat shfaqen gjithnjë në zonat ku lëkura është e mbuluar qimet qofshin këto të errëta e të forta, apo të holla e thuajse të padukshme si push i hollë.

Shfaqja e puçrrave në këtë zonë u ndodh veçanërisht njerëzve me flokë të dendur ose kaçurrelë, pasi ky lloj floku ka më shumë të ngjarë të përkulet dhe të bllokohet nën sipërfaqe .

E rëndësishme është të mos përdorni produkte komodogjenike , produkte që bllokojnë poret e lëkurës ! Nëse keni balluke, përpiquni që kur të stërviteni t’i ngrini lart, sepse djersa gjithashtu mund të përkeqësojë gjendjen.

Gjithashtu sigurohuni që të përdorni një produkt antibakterial si peroksidi benzoyl, acidin salicilik ose produktet e squfurit.

Loading...