Salianji: “Askush nuk do ia dalë as të më mposhtë as të më frikësojë apo të izolojë”

“Nuk i druhem fare është një vendim politik” Kështu e konsideroi sot ish deputeti i PD, Ervin Salinaji, pretencën e dhënë nga organi i akuzës për cështjen Babale.

në një prononcim për mediat menjëherë pas procesit të sotëm gjyqësor, Salianji u shpreh se nuk i druhet askujt, dhe se në këtë rast Prokuroria është bërë pjesë e llumit.

“Nuk i druhem fare e kam thënë në fillim. Shpesh në gjykatë jam bërë si ju, korrespondent si ju. Janë sulme tërësisht politike nuk pati fakt prove të re. Pati vetëm një devijim nga dënimi për trafik droge i vëllait të ish ministrit të brendshëm, drejt një gjasme pretence ku Prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin, po pa diskutim që asnjë intrigë, pabesi tradhti nuk ia del që të mposhtë të drejtën dhe të vërtetën.

Prokuroria lexoi fiks atë që tha kryeministri e avokati i Xhafajt. Edhe sot pala e xhafajt kishte të njëjtin qëndrim. Prokuroria politike nuk mori asnjë provë nga ato që kemi dorëzuar. Sot nuk u kërkua dënimi im, ai është kërkuar që kur kam bërë publike cështjen. Askush nuk do ia dalë as të më mposhtë as të më frikësojë apo të izolojë.” u shpreh Salianji.

Loading...