Një 19-vjeçare ka vendosur të nxjerrë në shitje virgjërinë e saj.
Ekaterina, e reja nga qyteti i Kharkiv në Ukrainë, është regjistruar në një agjenci eksortash online për të shitur virgjërinë dhe tek përshkrimet shkruan se nuk pranon oferta më poshtë se 84 mijë paund.
Ekaterina ka deklaruar se këtë gjë e bën sepse i duhen para të udhëtojë botën.
Ajo ka theksuar se dëshiron të bëjë një jetë luksi dhe për ta arritur këtë ka vendosur të shesë virgjërinë.
Për të “reklamuar” trupin e saj, 19-vjeçarja ka postuar edhe një video në profilin e saj “Cinderella Escorts”. Sipër videos, ajo shkruan: Trupi im, zgjedhja ime.
Ky mesa duket është një mesazh për të gjithë ata njerëz që e kanë paragjykuar Ekaterinën për vendimin e marrë.