Seanca gjyqësore e rastit “Erasmus”, ku një profesor i fakultetit Ekonomik akuzohet për kërkim të favoreve se*ksuale ose ryshfetit për t’i dhënë notë kalimtare një studenteje është zhvilluar sot në Gjykatën e Shkupit.
I akuzuar është profesori i Fakultetit Ekonomik në Shkup, Bobek Shuklev, transmeton Gazeta Lajm.
Dëshmitar në këtë rast është Dejan Trajkoviç, ish i punësuar në fakultet.
Ai ka thënë se ka ndërmjetësuar në një rast kur një studente ka kërkuar notë kalimtare.
Profesori Shuklev sipas tij, ka kerkuar favore seksuale ose 1000 euro, pasi studentja ka qenë e dobët per te kaluar vete. Studentja ka pranuar të paguaj, por nuk ka pranuar të flejë me profesorin.
Loading...