Nard Ndoka: “Dita e gjykimit po vjen, nuk ka prift as imam, që të shpëton nga mëkatet e Rilindjes tënde”

Kreu i PDK, Nard Ndoka i ka dërguar një paralajmërim kryeministrit Edi Rama.

Aleati i Lulzim Bashës thotë se tërmeti do ta zhysë akoma më thellë Ramën, ndërsa shton se paqja aktuale nuk ka lidhje me atë, por me fatkeqësinë.

Kreu i Demokristianeve e mbyll paralajmërimin e fortë duke i thënë kryeministrit Rama se s’ka prift as imam që e shpëton nga mëkatet e Rilindjes.

“Deri dje nuk mund të lëvizte pa gardë dhe polici. Sot i duket vetja si “shpëtimtar”! ”Post tërmeti” do të të zhysë më thellë se “Rama ik”! Kujdes, kjo paqe nuk ka lidhje me ty, por me fatkeqësinë!

Telenovelat tuaja të pështira të kinostudios “Ertv”, do mbesin si provë, ku ti je me zë dhe figurë, që tallesh me fatkeqët e tërmetit. Dita e gjykimit po vjen, nuk ka prift as imam, që të shpëton nga mëkatet e Rilindjes tënde!” tha Ndoka.

Loading...