Një 35 vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje në Greqi është arratisur nga mbikëqyrësit pasi ka prerë mjetin kontrollues që i kishin vendosur në dorë.
Sipas mediave greke, shqiptari ishte lënë i lirë nga burgu dhe si masë shpërblyese dhe në dorë i kishin vendosur një byzylyk elektronik me GPS, por ai e ka prerë mjetin kontrollues dhe është arratisur.
Shqiptari ishte parë për herë të fundit pranë një stacioni autobusësh dhe dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij, por thuhet se shteti grek e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa mediat greke kanë publikuar edhe foton e tij.
Ndërkohë policia greke e sinjalizuar nga alarmi që ra pas prerjes së byzylykut elektronik dhe është vënë në lëvizje dhe ka nisur kërkimet.