RENEA ka zhvilluar një aksion të gjerë në fshatin Shtëpëz të Gjirokastër, ku ka arrestuar një person me rrezikshmëri.
Në pranga ka rënë shtetasi Enrik Lluka, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për vrasjen e dy kushërinjve të rinj.
RENEA ka rrethuar banesën e vrasësit dhe më pas ka hyrë brenda, duke bërë të mundur arrestimin e tij.
Ndërkohë, në banesën e Llukës është gjetur dhe një armë zjarri tip pistoletë.
Loading...