Komuniteti shqiptar në Dallas (SHBA) dhuron 150 mijë dollarë për Shqipërinë e prekur nga tërmeti.
Në një mbrëmje për mbledhjen e fondeve në qendrën kulturore shqiptare atje morën pjesë mbi një mijë persona.
Në Teksas jetojnë mbi 10 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më të organizuara në diasporë.
“Qendra Kulturore e Shqiptarëve atje është mjaft aktive dhe e mirorganizuar dhe ka edhe një shkollë shqipe, e cila numëron rreth 80 nxënës”, shprehet ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Loading...