Ish-sekretarja gjyqësore në Gjykatën Administrative të Vlorës u vu në pranga nga policia pasi nga hetimet e kryera dyshohet që nga dhjetori 2018 deir në nëntorit të këtij vitit, të ketë ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.
Sipas një njoftimi të policisë së Vlorës, ish-sekretarja Edlira Shehu 43 vjeç me banim në Tiranë, ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.
Arrestimi i saj u bë nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Rinanciar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e 43-vjeçares.
Policia thotë se “materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”