Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.
Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejkt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.
Media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.
Renditja e Forbes për 2019:
-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-
-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
-Mary Barra, CEO e General Motors
-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
-Marillyn Heëson, CEO e Lockheed