Miriami na emocionoi,bëri dedikimin special për Albanin

Alban Skënderaj ka publikuar pak orë më parë projektin më të ri muzikor “Nëntor 26” . Mes shumë komenteve pozitive dhe mbështetëse është edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani, e cila bëri një dedikim mjaft emocionues për të.

“Zëri yt, muzika jote dhe tekstet e tua janë ilaç për shpirtin tim” – kështu ka vendosur ta përshkruajë sot Miriami dashurinë për Albanin teksa ka publikuar një fragment nga kënga “Nëntor, 26”.
Çifti i famshëm janë prej shumë vitesh bashkë dhe janë prindër të një vajze, Ameli. Ndërkohë ata kanë folur edhe për dasmën që kanë ndër mend të bëjnë për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

Loading...