Gjendja shëndetësore e Aleksit, të mbijetuar për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, është shumë e mirë dhe së shpejti do të dalë nga spitali i Traumës.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se Aleksi e ka kthyer dhimbjen në forcë.
“Sot Aleksi, i mbijetuar për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, do të dalë nga spitali i Traumës dhe siç thotë ai do ta kthejë dhimbjen në forcë, me shpresën për të rinisur një jetë të re, edhe pse ka dhimbjen e madhe në shpirt për familjarët që humbën jetën nën rrënoja”, -bëri të ditur Manastirliu.
Loading...