Si iken jeta zot o zot
Veshtroni si u zbardha
Nje tis debore ra mbi floke
Bobo , me erdhi radha.
Rinia ime nga me shkoi ?
Si flutur neper fleta
Sic ecen uji rreze nje kroi
Afroj te gjashtedhjeta.
Sa shpesh humbas,humbas,humbas
Ne rima , vargezime
Ne shkojme por do t’mbetet pas
Kjo kenge e tokes time.
Se si me kenge apo me valle
Agimet te kene ardhur
Apo me derte dhe me halle
Nje dite do jesh i zbardhur
I zbardhur sic jam une
I zbardhur i pa plakur
Aty behar aty furtune
I perplasur, i perflakur
Perflakur vecse ne kembe
Nga flaket jam i ngrohur
Per shoke e miq qe duan kenge
Te njohur , te pa njohur
Tek kjo kohe me pershtjellime
Ndodh qe miku te harron
Por une e ftoj ne kengen time
Se kenga vec bashkon
E desha veten ta kesh lene
Mes notave me ze
Se s’ka me ritem,s’ka me kenge
Atje ku s’kthehesh me.