Adi Krasta, moderatori më i mirë shqiptar,i ftuar i posaçëm në Televizionin T7 në Kosovë për të realizuar monologun hyrës dhe intervistën e javës.
Krasta është sulmuar gjatë gjithë kohës prej Kryeministri Edi Rama dhe makinerisë së propagandës së qeverisjes së Shqipërisë për pikëpamjet e tij të hapura kundërshtuese rreth problemeve të mprehta negative që maxhoranca qeverisëse i ka shkaktuar vendit gjatë dy mandateve të saj.
Mbyllja e programeve në mënyrë arbitrare në Televizionin News 24, pas kërkesave këmbëngulëse që Kryeministri Rama i ka bërë pronarit të këtij mediumi, Irfan Hysenbelliu, ka shkaktuar një reaksion të gjerë popullor.
Adi Krasta ka qenë gjatë gjithë kohës shumë i pranishëm në Kosovë si ligjërues në Kolegjin AAB. Mësohet se pak kohë më parë Krasta është larguar nga AAB dhe do vazhdojë të ligjërojë lëndët bazë të komunikimit në Kolegjin UBT të Prishtinës.