Por zemerthyesi/sja mund të jeni edhe ju. Kështu që në të dy rastet, urojmë mos ta gjeni veten në këtë listë.
Demi
Nëse jeni një Dem ka të ngjarë të jeni kokëfortë dhe këmbëngulës. Jeni një shenjë besnike e të njëjtë gjë prisni dhe nga të tjerët. Në momentin e parë që një dem nuk ndihet mirë në një lidhje, ai largohet pa e kthyer kokën pas. Kësaj shenje i përkasin njerëzit më kokëfortë dhe gjaknxehtë ndaj kini kujdes kur ngatërroheni me një dem.
Dashi
Një dash e di gjithmonë çfarë është më e mirë për të dhe nuk bën kompromise. Në ka një njeri ndaj të cilit një dash nuk do të hiqte dorë kurrë ai do të ishte po vetë dashi ! Kujdesen për veten e tyre, per nevojat dhe janë paksa egoistë. Nëse nuk ndihet i motivuar një dash do t’ju lërë pa u menduar dy herë .
Virgjëresha
Kur virgjëresha e humbet kontrollin e gjërave, mendon se gjithçka ka marrë fund ! Virgjëresha është një shenjë pa takt dhe nuk e di shprehjen që fjala vret më shumë se plumbi. Nëse nuk i shkoni nga pas kësaj shenje, harrojeni se do t’ju vijë ajo! Virgjëresha është një shenjë që jo vetëm ju thyern zemrën, por mund “ t;ju shkelë me këmbë” vetëm për të qenë mbi jush.
Luani
Luani nuk do njeri tjetër më shumë se veten dhe ky është problemi më i madh i kësaj shenje duke i sjellë dhe shumë probleme të tjera në lidhje. Mos u përpiqni të përmbushni nevojat e një luani pasi si një dash dhe kjo shenjë kujdeset që si fillim të kënaqë veten e më pas të tjerët ! Mund të dashuroheni shumë lehtë me një luan, por kini kujdes pasi mund t’’ju thyhet zemra Luani është i pashpirt.