Një i ri shqiptar ka vdeur në spitalin e Valencias në Spanjë. Siç raportojnë mediat lokale, i riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte lënë i plagosur tek dera e spitalit nga persona të panjohur.
Mjekët e kanë marrë dhe e kanë kuruar, por shqiptari nuk ia ka dalë dot duke ndërruar jetë, raporton abcnews.al.
Policia është duke kërkuar se cilët ishin personat që e lanë shqiptarin e plagosur tek dera e spitalit, gjë e cila do t’i çojë në zbulimin e ngjarjes.
Loading...