Ekstradohet nga Gjermania shqiptari që tentoi të vidhte 50 mijë euro

Specialistët e Interpol Tiranes kryen ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë te shtetasit Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej nga Policia gjermane me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

Loading...