Lushnje – Ha.kmarrja, ish anetarët po ek.zekutohen një e nga një

Lushnja është tronditur këtë të shtunë nga një tjetër ngjarje e rëndë kriminale.

Enver Boriçi, ish-anëtar i Bandës së Lushnjes është ekzekutuar në lokalin e tij në lagjen Kadri Gjystri.

Policia sqaroi në një komunikate se 52 vjecari u gjet I vrarë në prën 07:45 por nuk sqaroi detaje të tjera në lidhje me dinamiken e krimit. Dyshohet se ai eshte vrare gjate oreve te nates.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se trupi I pajete I Boricit u diktua fillimisht nga vajza e tij, teksa familjaret ishin vene ne levizje pasi kishin konstatuar se ai nuk kishte fjetur gjume ne shtepine, ngjitur me lokalin.

Bëhet e ditur gjithashtu se Enver Borici është qëlluar me një plumb në kokë që I ka shkaktuar mesa duket edhe vdekjen e menjehershme.

Të njëjtat burime konfirmojnë se dera e jashtme e lokalit është gjetur e mbyllur dhe është dashur që policia ta hape më levë për të hyrë Brenda.

Lokali në pronësi të Boricit komunikonte gjithashtu me pjesën e shtëpise nëpërmjet një tjetër dere.

Autori i vrasjes është larguar pa lënë gjurmë.

Viktima Enver Boriçi ka bërë 3 vite e gjysëm burg si pjesë e Bandës së Lushnjes kohë më parë. Ai është vëllai i Arben Boriçit, I dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar I Bandës së Lushnjes.

Ka dyshime të forta se edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me larje hesapesh në lidhje me ngjarje të vjetra në këtë qytet që lidhen me përplasjet mes ish Bandës së Lushnjes dhe fiseve dhe grupeve të tjera.

Anëtarët e mbetur të Bandës së Lushnjes dhe familjaret e tyre po goditen një e nga një në atentate të ndryshme të organizuara në vitet e fundit në këtë Lushnje.

Në 1 tetor të këtij viti, thuajse në të njëjtin stil vrasjeje si ngja e sotme u ekzekutua në lokalin e tij në Lushnje Besmir Hida. Nipi i tij Zamir Latifi ishte vrarë në vitin 2017 në një atentat që kishte si objektiv nipin e Aldo Barës në qytetin e Lushnjes.

Loading...