Tre persona janë vënë në pranga pas një aksioni të RENEA-s në disa zona në Shkodër. Aksioni është shtrirë në disa lokale nate dhe lojëra fati.
Siç mësohet, gjatë operacionit është sekuestruar edhe lëndë narkotike.
Deri në këto momente janë shoqëruar 10 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarje kriminale të ndodhura më herët në Shkodër, raporton “shqiptarja.com”
Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar dhe shoqëruar nga policia dhe veprat penale për të cilat akuzohen.
Loading...