Ai ka thene se naten para se e shoqja te gjendej e pajete, ata kane ngrene darke normalisht.
‘Hengrem darke dhe shkuam te fleme. Une mora nje mangall me prush dhe e vendosa ne dhome pasi ishte ftohte. Mbylla deren dhe rame te flinim por me pas nuk mbaj mend asgje, nuk di as kush me coi ne spital as si me cuan ne spital”, ka thene Olsi Hajdari, i mbijetuar i ngjarjes.
Familjaret e ciftit kane hedhur poshte lajmet e shperndara per helmim apo per vetehelmim te ciftit duke treguar se ne fakt ngjarja ka ardhur si pasoje e qendrimit te mangallit me prush brenda dhomes se ciftit me dyer e dritare te mbullura.
Por nga ana tjeter grupi i hetimit ende nuk ka dale me nje konluzion per kete rast./lajmifundit.al