Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin në diten e parë të shkollës: “Unë nuk ju ndahem do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën”

Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për Aurelin dhe Alesion dy fëmijët, që i shpëtuan tërmetit të 26-nëntorit duke u hedhur nga apartamentet e tyre në Thumanë.

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit që ndryshoi jetën e tyre.

Për në shkollë sot ata u shoqëruan nga kryeministri Rama dhe kreu i bashkisë Kamëz, Rakip Suli. Të dy djemtë janë banorë të ri të qytetit të Kamzës dhe komshinj me njëri tjetrin.

Aureli: Unë nuk të rrej i kam krejt 10-ta, pyet mësuese e krejt.
Rama: Unë të besoj ty, nuk kam pse të pyes.

Alesio: Edhe naj 8..

Rama: Po morët 8 me mua e keni keq punënë, 6-7 nuk bëhet llaf. Të jeni me dhjeta, unë nuk ju ndahem do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë. Ka shumë. Në dorë e keni vetë. çantat i keni në rregull. Erdhëm të shkolla. Emrin e Mretit ka Shkolla, Ahmet Zogu.

Rama: Ka lënë shumë gropa ai. Rakip Suli: E kemi ndryshuar.

Rama: E keni pa karrigen se është i rëndë ai. Aureli ka ardhur nga Thumana. Mësues: Te kemi bërë edhe një dhuratë, një top dhe një kostum.

Rama: Bluzën e Kombëtares ta kanë sjellë, po topin mbaje aty e merre kur të vish.

Pas rehatimit të Aurelit, Rama shoqëroi Alesion në klasën e re.

Rama: Ky është Alesio shoku më i ri. Ka ardhur nga Thumana.

Mësuesi: Të bëmë një dhuratë uniformë, Top futbolli dhe uniformën e shkollës. Rama: Mirë top por edhe me ngjyrat e Milanit. Do shifemi prap. Dhjeta, naj 9-të, 8-tat janë të ndaluara.

Rama: Vetem gropën Rakip, gropën tek rruga, nesër gropa e mbyllur Rakip.

Loading...