I riu i sapomartuar Olsi Hajdari, 27-vjeç nga fshati Xhyrë i Librazhdit që mbërriti në gjendje kome në spital, ndërsa bashkëshortja e tij 19 vjeçe vdiq, pas 48 orëve ka lënë edhe shtratin e spitalit.
Mjekët që e kanë trajtuar, nuk kanë besuar te mrekullia, dhe kjo është një tjetër mister, ashtu si tragjedia e ndodhur gjatë mesjavës, në familjen Hajdari ku në dhomën e çiftit të martuar, plot një javë më parë, e ëma e 27 vjeçarit u shokua, kur gjeti në koma të birin dhe nusen e tij.
Bukurie dhe Dilaver Hajdari të alarmuar nga ajo që i kishte ndodhur çiftit kanë njoftuar fqinjët, shërbimin e urgjencës, kryetarin e fshatit, ndihmës mjeken dhe policinë duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.
19-vjeçarja mbërriti e vdekur ne spital, ndërsa Olsi pas një dite në gjendje të rëndë e kaloi të keqen dhe të dielën doli nga spitali.
Stafi i mjekëve, pasi thirri një psikologe, komunikoi me të rreth asaj çfarë ai mbante mënd, nga nata e fundit në shtëpinë e tij, citon abcnews. Sipas Olsi Hajdarit, ai pasi kishte darkuar me prindërit, dhe bashkëshorten, e më pas kishin shkuar në dhomën e gjumit.
Aty meqenëse ishte ftohtë, kishin vendosur mangallin me prush, dhe më pas i kishte marrë gjumi. Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar.