Me zërin që i dridhej, i bindur në padrejtësinë që po i bëhej nga partia për të cilën ka kontribuar ndër vite para se të merrte detyrën e rëdësishme të anëtarit të Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, detyrë që ja dha po kjo parti bazuar në merita, por që tashmë kërkon t’ia heqë, Arben Malaj në mbyllje të mbledhjes së komisionit të Ekonomisë pati disa falenderime për kolegët e tij.
Cilat janë provat që keni administruar përveç shkresës për të bërë këtë gjykim? Falenderoj nga zemra solidaritetin socialist, i shikoj në sy të gjithë deputetët socialistë. Më vjen keq që nuk kanë kurajo të bëjnë pyetje ose edhe të flasin dhe të thonë çfarë dëshirojnë. Gjysma rrinë kokëulur dhe gjysma shikojnë sms-të, por ky nuk është gjyqi im, është gjyqi juaj. Ky është gjyqi i pushtetit që kërkon të gjithë pushtetet. Ky është gjyqi i atyre që duan të shtrijnë duart në të gjitha institucionet kushtetuese të vendit,
Si për t’ju kujtuar që nuk është zgjedhur kot në atë detyrë, Malaj kishte me vete edhe librin “Ekonomiksi i zhvillimit”, në të cilin është bashkëautor.