Kjo është dita më e lumtur në jetën e familjes Gjorgjievi, Ristana dhe Vanço.
Pas përpjekjeve të shumta për pasardhës, pas disa inseminimeve të pasuksesshme dhe cikleve in vitro atyre u buzëqeshi fati.
Një kohë të gjatë ishin në kërkesë të mjekut që do ta zgjidhë problemin e tyre, deri në momentin kur në internet i kishin lexuar komentet e bukura për Dr. Sllobodan Llazarevski, nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”.
Për herë të parë kanë komunikuar me mjekun para 16 muajsh, ndërsa në fund të muajit tetor në duart i mbajnë të dy foshnjat e tyre të bukura dhe të vogla, Stefani dhe Stefanija.
Mjek modest, i cili punon me rezultate
“Duke kërkuar nëpër internetin lexuam shumë përvoja pozitive që familjet i kanë pasur me Dr. Llazarevski. Vendosëm të provojmë fatin edhe me këtë mjek. Një njeri modest, i cili nuk flet shumë, por punon me rezultate, i tillë është mjeku ynë Dr. Llazarevski. Jemi të lumtur që u bindem se ai është më i miri. Për herë të parë u takuam në muajin qershor në vitin 2018, ndërsa tani në duar i mbajmë Stefani dhe Stefanija”, shpjegon Ristana, 53 vjeçare duke buzëqeshur.
Pas procedurës së suksesshme in vitro, Dr. Gordana Petrovska ka vazhduar me kontrollimin e shtatzënisë. Familja e lumtur thotë se fati i tyre ishte në duart e më të mirëve.
Mjekja më pozitive ishte përgjegjëse për kontrollimin e shtatzënisë
“Dr. Petrovska ma ka kontrolluar shtatzëninë. Mjekja më pozitivë dhe më profesionale që deri tani kam njohur. Vazhdimisht ajo ishte në dispozicion, e qetë, më jepte fuqi dhe shpresë se gjithçka do të përfundojë mirë. Do të kisha dashur t’i inkurajoj të gjitha çiftet kurrë të mos heqin dorë, me një ekip të mirë mjekësor pranë vetes dhe me vullnet të fortë gjithçka është e mundshme. Nuk ekzistojnë kufij as pengesa për pasardhës. Stefani dhe Stefanija na sollën gëzimin më të madh në jetët tona dhe, na besoni, na bënë të ndihemi më të rinj. Ndihemi aq mirë”, thotë Ristana.
Stefani dhe Stefanija u lindën në javën e 35-të të gestacionit, me peshë të lindjes nga 2770 dhe 2270 gr.