Kush janë vëllezërit shqiptarë dhe e ëma që ekzekutuan policin malazez

Personat e arrestuar si të përfshirë në ngjarjen ku humbi jetën polici malazez, Milutin Lekovic, 41 vjeç janë dërguar në Prokurorinë e Podgoricës ku edhe janë marrë në pyetje.

Tre shqiptarë ekzekutuan me armë zjarri policin malazez Millutin Lekoviq, gjatë kalimit të kufirit. Ngjarja ka ndodhur në Igalo, në afërsi të qytetit Herceg Novi, në orën 14:00, rreth 5 km larg kufirit kroat. Tre personat, të cilët nuk kanë pasur me vete dokumente identifikimi, në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova.

Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41-vjeçar Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, Lulëzim Hasanaj (vëllai) 49 vjeç dhe Nure Hasanaj (e ëma) 67 vjeçe.

Më herët mediat malazeze raportuan se tre shtetas që fillimisht nuk kanë pasur me vete dokumenta identifikues kanë deklaruar se janë nga Kosova.

Në raportin e policisë malazeze thuhej se Luan Hasanaj 43 vjec është autor i vrasjes së policit 41 vjecar Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas tjerë nga Shqipëria Lulëzim Hasanaj 49 vjec dhe Nure Hasanaj 67 vjece.

Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë deklaruar se nuk posedojnë me vete mjete identifikimi dhe se janë nga Kosova.

Tre shtetasit ishin të ulur në pjesën e pasme të mjetit të policisë dhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë së Herceg Novit, shtetasi shqiptar Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41 vjecarin Millutin Lekoviq, i cili ka ndrruar jetë në spitalin e Risanit.

Nga të dhënat mësohet se shtetasi Luan Hasanaj është i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “tentativë vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Pasi ka qëlluar efektivin që mësohet se është pjesë e policisë kufitare të Malit të Zi Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj janë larguar ndërsa janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë malazeze teksat këta tre tentuan të kalonin në Kroaci në vendin e quajtuar Fusha e Sutorinit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur në dorë edhe shtetasi Luan Hasanaj.

Kujtojmë që tre shtetasit Shqiptar janë arrestuar ditën e dielë rreth orës 17:00 ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Igalo të Malit të Zi rreth 5 km larg kufirit kroat.

Loading...