Një 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në Milot të Kurbinit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Marku, banues në Milot.
Kanë qenë familjarët ata që kanë parë të moshuarin të mbulura në gjak dhe më pas kanë sinjalizuar policinë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Loading...