Zogu do të kalojë Vitin e Ri në burg, çfarë e bëri gjykatën të ndryshonte mendim?

Gjykata e Tiranës la sërish në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tironës. Më 12 dhjetor, gjykata ka ricaktuar për Nikajn, masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ky vendim erdhi pas verifikimeve dhe ballafaqimit mes Artur Gjinit, Denisa Nelit, dhe Nikajt, treshja protagoniste që u kap natën e 24 nëntorit në hotel Autostrada.

Dëshmia e Gjinit se me Nikajn dhe Nelin do të kryente seks me pagesë bëri që gjykata të ndryshonte mendim dhe të linte Zogun në burg.

Zogu i Tiranës tha në sallën e gjyqit se ai duhet të lihej i lirë, pas vajzat nuk shkonin të detyruara por me dëshirën e tyre madje edhe në momentin e ndalimit nga policia, ai, biznesmeni dhe Denisa Neli ishin me mbathje dhe jo lakuriq.JOQ

Loading...