Dënohet me 1 vit burg Mihal Kokëdhima

Është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit të ndërtuar pa leje në Porto Palermo të Himarës “Panorma”, për akuzat e ‘kanosjes’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Historia lidhet me sezonin turistik të këtij viti, kur në restorantin e Kokëdhimës, i cili u shemb pas skandalit, shkuan disa turistë spanjollë me guidë shqiptare.

I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdon, themelues i kompanisë ‘ONO’.

Eugenio Galdón së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur Shqipërinë e bukurive të jashtëzakonshme natyrore, për të pushuar, por u përballë me një situatë aspak të zakontë, gati-gati si një skenar filmash “hollivudian” që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend.

Në restorantin ‘Panorma’, që me siguri e ka përzgjedhur për shkak të pamjes fantastike nga deti që ai ofronte, jo vetëm që nuk mori shërbimin e kërkuar, porosia e tij edhe me shumë vonesë, por u përndoq nga pronari i hotelit, Mihal Kokëdhima, kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku ai së bashku me familjen e tij, dhe teksa automjeti ishte në ecje ai godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Loading...