Një 38-vjeçar me inicialet U.K është arrestuar nga ana e policisë së Elbasanit, pasi ka tentuar që ti fuste drogë vëllait të tij që ndodhej në burg.
Mes çantave me ushqime ka qenë dhe një sasi prej 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, shtetasin:
U.K., 38 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë I.E.V.P. Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.