Greqia vijon të provokojë diplomatikisht Shqipërinë ne lidhje me kufirin detar.
Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, kërkon nga qeveria e saj veprime konkrete për mbylljen e kësaj çështjeje.
Bakojani shprehet se Greqia duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë Shqipërisë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.
“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.
Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë.
Me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jone tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë”, deklaroi ajo.