Festat kombëtare, nisin festimet e shqiptarëve në Kanada

Festimet në kuadër të 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë, kanë nisur edhe në Kanada, ku shqiptarë të shumtë janë bërë pjesë e aktiviteteve.

Ambasadori shqiptar në Kanada, Ermal Muça mori pjesë në festimet e mirorganizuara në Vankuver nga Shoqata e Shqiptarëve të BC (British Columbia) për nder të 106-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai përshëndeti të pranishmit e shumtë në këtë festival kulturor, ku krahas anëtarëve të talentuar të komunitetit, sollën copëza të artit e kulturës sonë edhe fëmijët e shkollës shqipe, duke promovuar ruajtjen e traditave dhe identitetit tonë kombëtar në brezin e ri./atsh

Loading...