Pedagogu Mark Marku është përplasur ashpër me deputetin e PS-së Musa Ulqini, i cili është dhe relatori i paketës anti-shpifje, ligji i shumëdebatuar i qeverisë për median online.
Të ftuar të dy në emisionin Opinion, Mark Marku e Musa Ulqini janë përplasur ashpër në lidhje me ligjin dhe efektet e tij në median shqiptare. Marku është irrituar në momentin kur ka nisur të flasë, ndërsa Ulqini nuk e ka lënë të shprehet.
Në momente nervozizmi, Mark Marku ka marrë një shishe ujë në dorë dhe i ka thënë deputetit se do ta godasë, madje i ka thënë që të pushojë e të lërë ta flasë me shprehjen “mos ha m*ut”.
Ulqini: Unë do isha i turpëruar nëse djali im do të kishte firmën tuaj në diplomën e tij. Nuk flitet siç flet ti, nuk fyhet siç fyen ti.
Marku: Po ke të drejtë, ti do shkollën e partisë.
Ulqini: Po po, fyerja nuk është argument.
Fevziu: O mark, të lutem flit.
Marku: Vetëm më kusht që të më lërë të flasë. Problemi i ligjit është thelbi, fakti se përmes AMA-s, një komiteti partie që do të bëhet atje, ky është në thelb ligji, median do ta kontrollojë pushteti.
Ulqini: Po pra është ligj fashist.
Marku: Jo, është komunist, mos i fyeni fashistët. Ka 6 vjet që qeveria është institucioni kryesor që prodhon propagandë dhe mashtrime.
Ulqini: Ky është opinion i joti.
Marku: Dy vjet rresht kanë thënë kemi hap negociatat, pas 3 vitesh shqiptarët morën vesh që negociatat nuk hapeshin.
Ulqini: Po c’lidhje ka kjo?
Marku: Ore pse më ndërhyn? Po më detyron të fyej.
Musa Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj
Mark Marku: Po më lër more të flas tani…O Blend të lutem më lë të flas …po si do mbaroj po s’më latë të flas si do mbaroj
Blendi Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë
Mark Marku: Më lini pra të flas
Blendi Fevziu: Dakord po thuaje
Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua
Blendi Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë
Mark Marku: Me këtë po merrem po s’të lë ai …a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë
Blendi Fevziu: këtë po të them fol
Mark Marku: Tani më lini të flas
Blendi Fevziu: Këtë po të them fol
Mark Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë
Musa Ulqini: Na ke sha boll
Mark Marku: Dhe do të masakroj…do të hedh këtë shishen në kokë…boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë …Do ta mbyll gojën me forcë po them
Elira Kokona: Kjo është vepër penale
Mark Marku: Mos ha mut më po të them… Kaq po ju them mos hani mut më mos ndërhyni kaq po them…